Dështon edhe sot nisja e gjykimit për inceneratorin e Elbasanit, e akuzuara duhet të ishte në 'arrest shtëpie' por policia nuk e gjen në banesë! Seanca më 20 prill

7 Prill 2023, 17:16

Për herë të dytë shtyhet nisja e procesit të gjykimit për inceneratorin e Elbasanit me 10 të pandehur dhe dy kompani, përkatësisht "Albetec Energy" dhe "Integrated Energy". Seanca e radhës u caktua me 20 prill në orën 09:30.

Shkak është bërë mungesa e njoftimit zyrtar të Jonida Zeqos, anëtare e Komisionit të vlerësimit të Ofertave. Pavarësisht se Zeqo ndodhet nën masën arrest shtëpie, për herë të dytë autoritetet nuk e gjejnë në adresën përkatëse të bërë të njohur prej saj në Gjykatë. Prokurorët e çështjes Klodian Braho dhe Arben Kraja kanë kërkuar shtyrjen e seancës për njoftimin zyrtar të Zeqos dhe pezullimin e afateve të paraburgimit për personat e arrestuar. Gjithashtu organi i akuzës, iu përgjigj gjykatës se nuk është të vendndodhjes të së pandehurës.