Dështon në Librazhd protesta e thirrur para 2 ditësh, paraqitet vetëm një qytetar:Shumica kanë frikë

8 Qershor, 17:51 | Përditesimi: 8 Qershor, 17:51

Protesta e paralajmëruar prej dy ditësh në Librazhd për Zvërnecin ka dështuar të mobilizojë qytetarët dhe në shesh ka dalë vetëm një protestues.

Qytetari që mori pjesë i vetëm në protestë deklaroi se, megjithëse ka shumë arsye për të kundërshtuar politikat e qeverisë, përfshirë edhe projektin e “Paketës së Maleve”, banorët kanë frikë të dalin publikisht pasi ndihen të kërcënuar.

Duke folur për resortin që është planifikuar të ndërtohet në Zvërnec, qytetari ngriti pikëpyetje mbi përfitimet që sjell ai investim për shqiptarët..

K.M/Shqiptarja.com