Detaje nga atentati në Tiranë/ Djali dhe nipi i familjes së 'Pelikan Security' në makinë me 34-vjeçarin Stafa, përgjegjës i sigurisë së kompanisë

17 Prill, 23:48

Të dhëna të reja kanë dalë nga atentati në Tiranë mbrëmjen e sotme. Sipas raportimeve rezulton se 34-vjeçari Arenc Stafa është shoqëruesi i familjes së pronarit të ‘Pelikan Security’.

Sipas të dhënave dy të miturit rezultojnë kushurinjë të parë me njëri-tjetrin, njëri është djali dhe tjetri nipi i pronarit të 'Pelikan Security' Vesel Bardhi. 

Dy të miturit janë ende në sallën e operimit në spitalin e ‘Traumës’ ku ndodhen në gjendje serioze për jetën.