Detaje të reja nga plagosja në Lezhë/ Shoferi u qëllua me tre plumba në të dyja këmbët

25 Nëntor 2023, 11:58

Detaje të reja nga plagosja në Lezhë

Report Tv mëson se drejtuesi i furgonit ka marrë tre plumba në të dyja këmbët dhe është dërguar në spitalin e Lezhës ndërsa autori është larguar.

Në vendngjarje është gjetur edhe një kaçavidë që mendohet se me të mund të ketë tentuar të goditet edhe personi që ka qëlluar më pas me armë në drejtim të drejtuesit të furgonit por nuk dihen rrethanat se si ka nisur debati.