DETAJET/ Si ndodhi atentati në Shkodër, dy mjete zunë në pritë Hamza Licin! Pati shkëmbim zjarri

30 Tetor, 17:07

Dy automjete dyshohet se kanë zënë në pritë Hamza Licin, vëllanë e Ibrahim Licit, një personazh i njohur në botën e krimit.

Burimet thonë se mes dy grupeve pati shkëmbim zjarri, ndërsa Lici nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Lici ka qenë duke lëvizur me një mjet S Class me targa kroate.

Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish kandidati i PD-së për kryetar të bashkisë së Shkodrës.