Dhërmi/ Gomonia pëson avari, Policia Kufitare shpëton 5 persona që rrezikonin mbytjen

22 Shtator, 10:38 | Përditesimi: 22 Shtator, 10:38

Gomonia po lëvizte drejt Porto Palermos kur papritur pësoi defekt. Policia Kufitare ndërhyri menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe i shoqëruar drejtuesin e pasagjerët deri në breg. Të pestë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

E.H/Shqiptarja.com