Dhimitër Kraja: Në spitalin COVID, 9 pacientë të shtruar! Janë të pavaksinuar dhe nuk e kanë kaluar më parë sëmundjen

26 Korrik 2021, 13:27

Mjeku Dhimitër Kraja, në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, bëri me dije se në spitalin COVID1 janë të shtruar 9 pacientë, por theksoi se gjendja e tyre shëndetësore është e kënaqshme.

Sipas mjekut, përjashtuar një pacient, i cili kishte marrë vetëm një dozë të vaksinës kundër COVID, të tjerët rezultojnë të pavaksinuar, ndërsa i përkasin grupmoshës nga 69 deri në 72 vjeç.