Dhjetëra pasagjerë mbesin në pritje në Itali, vonohet linja 'Air Albania', denoncimi në Report Tv: Kemi që në mëngjes që presim, s'kemi asnjë përgjigje

26 Korrik 2021, 23:07

Një situatë kaotike është regjistruar pasditen e sotme, ku dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në Itali, për shkak të vonesës së avionit të linjës 'Air Albania'.

Denoncimin në Report Tv e ka bërë një qytetarë e cila thotë se ka që prej mëngjesit, nga ku ka mbërritur tranzit nga Londra në Itali, që presin në aeroport, ndërkohë që nuk kanë asnjë përgjigje në lidhje me arsyet e kësaj vonesë. Ajo thotë se aty ka edhe qytetarë të sëmurë, ndërkohë që presin të vijnë në Shqipëri, por nuk kanë asnjë përgjigje zyrtare nga kompania e fluturimit.