Dhuna ndaj 3 shqiptarëve në Malin e Zi, dyshohet se u konfiktuan për radhën e zbritjes nga trageti! Në pranga 3 malazezë

8 Janar, 11:54 | Përditesimi i fundit: 2024-01-08 17:15:33

Dhuna ndaj 3 shqiptarëve Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi në Herceg Novi të Malit të Zi, mesditën e 6 janarit, dyshohet se zanafillën e ka në momentin që ata po zbrisnin nga trageti. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shqiptarët janë konfliktuar me shtetas të tjerë malazez për radhën e zbritjes nga trageti. Konflikti verbal i nisur aty, me sa duket nuk është arritur të mbyllet në moment.

Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për të njëjtët persona që kanë ndjekur makinën e shqiptarëve, apo kanë qenë të tjerë të cilët janë njoftuar miq të tyre malazez për të goditur shqiptarët. 

Të tre në dëshmitë e tyre nuk e kanë përmendur faktin që ka pasur një përplasje gjatë kohës që po zbrisnin nga trageti. Policia malazeze akoma nuk ka lokalizuar agresorët, pjesa më e madhe e të cilëve janë identifikuar tashmë. Në pranga kanë rënë shtetasit Branko Vuksanović, Sergej Dević dhe Kosto Dunđerovic.