Dhunë pas përfundimit të Vllaznia-Dinamo, përplasje mes Tefik Osmanit dhe pjesëtarëve të Bluve! Ndërhyn policia

4 Maj 2025, 22:58 | Përditesimi: 4 Maj 2025, 22:58

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos në “Arenën Kombëtare” është mbyllur mes kaosit, pasi ka pasur përplasje të forta në ambientet e brendshme të stadiumit. Stafet e dy skuadrave janë përplasur njëra me tjetrën teksa kanë fluturuar fjalë e jo vetëm, sidomos mes drejtorit sportiv Tefik Osmani të Vllaznisë me stafin e Bluve, ku janë përfshirë drejtuesit më të lartë (presidenti Bardhi), por edhe trajneri Ilir Daja. U desh ndërhyrja e policisë që situata mos agravonte më shumë.

E.H/Shqiptarja.com