Dhunimi i të miturës në Fier nga 3 vajza, Hita zbulon detaje: Për këtë ngjarje u përjashtua nga radhët e 'Bluve' edhe një polic, hyri në marrëdhënie të panevojshme me autoret

9 Korrik, 16:02 | Përditesimi: 9 Korrik, 16:06

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Fier, ku 3 vajza, njëra 20-vjeçe dhe dy 15-vjeçare dhunuan një 17-vjeçare dhe filmuan gjithë aktin. Në konferencën për media gjatë ditës së sotme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, tha se në ngjarje ka qenë i përfshirë edhe një oficer Policie, i cili është pezulluar më herët nga detyra dhe sot ndaj tij është marrë masa e përjashtimit.

E.H/Shqiptarja.com