Dhunoi kryebashkiakun e Selenicës, arrestohet biznesmeni, u konfliktuan për linjat e transportit të udhëtarëve në Vlorë

21 Tetor 2021, 13:56 | Përditesimi i fundit: 2021-10-21 16:45:43

VLORË-Konflikti për dhënien e licencës së një linje të transportit të udhëtarëve në Vlorë është bërë burim i një debati të ashpër mes një biznesmeni dhe kryetarit të Bashkisë Selenicë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku biznesmeni i linjës së udhëtarëve Vlorë-Sevaster, Pellat Bonaj, 57 vjeç, ka vajtur për t'i kërkuar llogari kryebashkiakut Binaj se pse linjën që ai e kishte në administrim i ishte dhënë pa të drejtë një subjekti tjetër.