Dhunonte gruan, arrestohet 39-vjeçari në Kamëz! Në shtëpitë në Babrru dhe në Gramsh i gjenden armë zjarri dhe fishekë

16 Shtator 2021, 13:03 | Përditesimi i fundit: 2021-09-16 15:43:44

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Blutë e kryeqytetit janë njoftuar se në një familje në Babrru, 39-vjeçari po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Algert Seda është prangosur nga efektivët dhe gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri gjahu dhe 65 fishekë gjuetie