‘Dhuro gjak, shpëto jetë’, 100 studentë dhe pedagogë të Policisë iu përgjigjën thirrjes nga Kryqi i Kuq për të ndihmuar fëmijët talasemikë

22 Qershor 2021, 10:16 | Përditesimi: 22 Qershor 2021, 10:16

Për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë, 100 studentë dhe pedagogë të Kolegjit Policor dhe Akademisë së Sigurisë iu përgjigjën thirrjes së bërë nga Kryqi i Kuq për të dhuruar gjak.

Lajmin e ka bërë me dije Policia e Shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku edhe kanë publikuar pamje nga momentet ku studentë dhe pedagogë kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.

r.k./Shqiptarja.com