'Dialogu' vazhdon pa dialog në Bruksel, Albin Kurti: Serbët refuzuan Deklaratën e Paqes pa e lexuar! Vuçiç: Ai është kthyer në shekullin e XIX

19 Korrik 2021, 17:58 | Përditesimi i fundit: 2021-07-19 17:47:34

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, zhvilloi sot takimin e dytë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Bruksel në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Takimi u mbajt nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Para fillimit të takimit shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se shpreson që ky takim mos të jetë si ai i qershorit, i cili nuk solli asnjë rezultat në marrëdhëniet dypalëshe.