Dibër/ Plas goma e kamionit në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagoset rëndë një efektivi i rrugores, shkoi në terren për hapjen e trafikut

7 Janar 2023, 15:45 | Përditesimi i fundit: 2023-01-07 15:56:12

Efektivi i policisë rrugore Tonin Tosku ka mbetur i plagoasur pas shpërthimit të gomës së një kamioni. Sipas policisë një mjet i tonazhit të rëndë kamion ka pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor. Patrulla e Policisë Rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes me qëllim menaxhimin dhe hapjen e trafikut për automjetet.