Dibër/ Reshjet e dëborës dhe ngricat vështirësojnë qarkullimin e automjeteve, apel për kujdes nga drejtuesit

28 Nëntor, 18:42 | Përditesimi: 28 Nëntor, 18:42

Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës kanë bërë që rruga të bëhet e rrëshqitshme, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve. Problematikat në qarkullim raportohen kryesisht në zonat ku reshjet janë më intensive, ku nevojiten ndërhyrje për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugës.

A.Hl/Shqiptarja.com