Protestuesit pakësohen, Flamingoja me drita në kërkim të 'revolucionit' në bulevard

28 Nëntor, 19:35 | Përditesimi: 28 Nëntor, 19:35

Ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit mbeten sporadike këtë mbrëmje dhe numri i pjesëmarrësve po bie ndjeshëm, në bulevard bie në sy një i ri që mban një flamingo të improvizuar, të zbukuruar me drita. Një rikthim i simbolit të “revolucionit të flamingove”, në një mbrëmje si kjo e Ditës së Pavarësisë, kur kontrasti mes ambicies politike për rrëzimin e qeverisë Rama dhe pjesëmarrjes gjithnjë e më të ulët në protestë bëhet gjithnjë e më i dukshëm.

A.Hl/Shqiptarja.com