Digjen 100 hektarë pisha dhe pyje të Voskopojës, izolohen vatrat e zjarrit

9 Gusht 2021, 13:55 | Përditesimi: 9 Gusht 2021, 13:55

Situata në Voskopojë është drejt normalizimit, ku 100 trupa në terren prej orës 5 të mëngjesit kanë bërë të mundur që të izolojnë vatrat e zjarrit, që janë drejt shuarjes në pyjet e Krushovës.

Sipas drejtorit të shërbimit zjarrfikës Koço Cicko  dhe Deputetit Ardit Konomi është bërë një punë shumë e madhe referuar terrenit mjaft të vështirë në zonë për shkak të bimësisë së lartë që e bënte të vështirë ndërhyrjen.

Pyjet e djegura i përkasin llojit pishë dhe dëmi i shkaktuar është i madh, çka nënkupton se do të duhen vite e dekada për t’u ripërtërirë. Ndërkohë e gjithë dinamika i çon autoritetet në zjarrvënie të qëllimshme ndaj edhe policia është në terren për të gjetur autorët e zjarrit.

KT/Shqiptarja.com