FUSHË KRUJË- Dy makina janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm të cilat ishin parkuar pranë një karburanti. Report Tv sjell video ku shihet se flakët janë të përmasave të mëdha duke përbërë një rrezik, për shkak se janë shumë pranë një karburanti.
Nga sa shihet në video, zjarrfikësja nuk ka mbërritur ende, ku janë qytetarët që po përpiqen që të shuajnë flakët.















