Digjen qëllimisht kullotat e Lunxhërisë në Gjirokastër, zjarrfikëset në 'luftë' me flaket! Identifikohen 2 barinjtë që vunë zjarrin

21 Qershor 2021, 22:16

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kullotat e fshatit Karjan në Lunxhëri të Gjirokastrës. Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm dhe është vënë nga dy barinj, të cilët janë identifikuara nga policia dhe pritet që ndaj tyre të merren masa.