Digjet lokali në Kune të Shëngjinit, zjarrfikësit shuan flakët, rrezikoi hoteli ngjitur

11 Tetor 2023, 09:23

Një lokal dy katësh me konstrukt druri është përfshirë nga flakët e zjarrit në zonën e Kunës ne Shëngjin. Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, pasi rrezikohet dhe një objekt që ndodhet ngjitur me lokalin. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.