Digjet makina e Shefit të Krimeve në Mirditë në autostradën Milot-Thumanë

19 Qershor 2021, 09:06

Një automjet është djegur këtë të shtunë në autostradën Milot-Thumanë, pranë kryqëzimit të Patokut.

Mësohet se makina është në pronësi të shefit të Krimeve në Mirditë, Imer Ukës, i cili ka bërë me dije se automjeti është përfshirë në flakë për shkak të një defekti elektrik.