Digjet në mes të detit jahti luksoz i ‘luanit’ të pokerit, kolona e madhe e tymit ‘mbuloi’ ishullin spanjoll! Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit

14 Gusht 2023, 16:02

Një jaht luksoz është ‘përpirë’ nga flakët në ishullin Formentera në Spanjë, pasi një zjarr i madh shpërthyeu në bord, duke krijuar një kolonë të madhe tymi.Të 17 personat në mjetin lundrues dhe pesë anëtarë të ekuipazhit shpëtuan mrekullisht pa asnjë lëndim.