Digjet një makinë në ecje në Korçë, shpëtojnë pa u lënduar shoferi dhe dy pasagjerët

29 Korrik 2021, 20:26

KORÇË- Një makinë është djegur në ecje në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Pirg.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se në mjet po udhëtonin 3 persona të cilët udhëtonin nga Tirana në drejtim të Korçës, por fatmirësisht u kanë shpëtuar flakëve.