Digjet prej 24 orësh kurora me pisha në Malin e Tomorrit! Ende asnjë ndërhyrje nga ajri, ushtria në ‘luftë’ me flakë dhe terrenin shkëmbor

29 Qershor 2021, 09:27 | Përditesimi i fundit: 2021-06-29 11:49:03

Kurora me pisha dhe pemë e Parkut Kombëtare të Malit të Tomorrit është duke u djegur prej 24 orësh. E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa zjarri vijon të përparojë duke djegur gjithnjë e më shumë sipërfaqe të pyjeve.

Kurora me pisha dhe pemë e Parkut Kombëtare të Malit të Tomorrit është duke u djegur prej 24 orësh. E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa zjarri vijon të përparojë duke djegur gjithnjë e më shumë sipërfaqe të pyjeve. Zjarri ka rënë në një terren shkëmbor, ku ndërhyrja nga toka është e vështirë, thuajse e pamundur dhe se ndërhyrja e vetme është nga ajri. Zjarri nisi ditën e djeshme, ndërsa forcat e ushtrisë janë mundura ta mbajnë atë në kontroll për të mos lejuar përhapjen e tij më shumë, duke punuar në kushte tepër të vështira.