Digjet prej 3 ditësh ish-fusha e mbetjeve në Laç, në kurorën e gjelbër! Ndotje toksike në të gjithë zonën e Kurbinit

25 Tetor 2021, 13:00 | Përditesimi i fundit: 2021-10-25 19:42:53

Prej 3 ditësh ndotja toksike në zonën e Kurbinit vijon, teksa mbetjet në ish-landfillinën Laç vijojnë të digjen, duke çliruar shtëllunga të mëdha tymi. Pavarësisht reshjeve të shiut dhe punës së zjarrfikësve dhe punës me mjete të rënda, nuk është bërë ende e mundur shuarja e flakëve. Kjo situate ka sjellë ndotje të madhe në të gjithë zonën e Kurbinit.