Dikur e ‘dogji’ nga GJKKO/ Gerd Hoxha ‘hakmerret’ ndaj Elton Kërlukut: U përjashtua nga Policia, s’meriton drejtimin e BKH-së (LETËR institucioneve)

21 Korrik, 20:56 | Përditesimi: 21 Korrik, 20:56

Një letër zyrtare i është drejtuar institucioneve të drejtësisë, me akuza për një nga kandidatët për drejtues të BKH-së. Gjyqtari Gerd Hoxha, thotë se Elton Kërluku është përjashtuar më parë nga Policia e Shtetit për shkelje dhe ndaj sipas tij nuk duhet të jetë as pjesë e garës për drejtimin e BKH-së. Për rastësi apo jo, Kërluku, ishte pjesë e komisionit të verifikimit që skualifikoi nga pranimi në Gjykatën e Posaçme, Gerd Hoxhën në 2024-ën.

I.M/Shqiptarja.com