‘Dikush tha do hidhem nga ballkoni po erdhi Berisha’, Murrizi në mbledhjen e PD: Ti Flamur i fryn në vesh për listat

6 Shtator, 21:32

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Myslym Murrizi ka folur me tone të ashpra në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme (6 shtator). Murrizi kritikoi Agron Gjekmarkajn, por në mbrojtje të këtij të fundit doli Flamur Noka. Sipas Nokës, Gjekmarkaj është njeriu që ka bërë më shumë për të dënuar burgimin politik të Berishës, me shume se askush tjetër, duke komunikuar me kancelaritë e huaja.