Dimal/ Ujë i ndotur në çezma, me ngjyrë dhe erë squfuri nga puset e naftës! Familjet 20 vite që e blejnë! Ujësjellësi i ri? Premtim i pambajtur nga bashkia

5 Shkurt, 16:01

Në zonën naftëmbajtëse të Dimalit, dikur “Ura Vajgurore” rreth 500 familje furnizohen me ujë të ndotur pasi depoja e ujësjellesit ndodhet pranë puseve të naftës. Uji është me squfur, çka dallohet nga aroma dhe ngjyra. Banorët kërkojnë ndërtimin e ujësjellësit të ri, por kërkesa s’ka gjetur zgjidhje nga bashkia apo deputetët e zonës.