Dimri nuk do të ikë në Korçë, vijojnë reshjet e dëborës! Ulen ndjeshëm temperaturat

28 Mars 2023, 13:24

Teksa kemi hyrë në stinën e pranverës dhe do të duhet të ishim duke parë lulet e çelura që i jepnin pamje të gjelbërt dhe plot gjallëri vendit, në Korçë vijojnë reshjet e dëborës. Këtë të martë, prej gati një ore, zona të ndryshme në qarkun e Korçës janë përfshirë nga dëbora.