Dinamika/ Dy punonjësit e ‘Principotes’ e vranë turistin për zhurmën në lokal! Shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, alibia e autorit: Thikën e kishte portugezi, ia mora nga dora (VIDEO)

19 Gusht, 15:45 | Përditesimi: 19 Gusht, 15:45

Në cilësinë e dëshmitarëve janë marrë në pyetje turistët që ndodheshin në “Principote” në momentin kur u vra 20-vjeçari. Sipas dëshmive të tyre, ata nuk e kanë parë skenën e krimit dhe nuk e kanë kuptuar se shoku i tyre ishte goditur me thikë. Nga ana tjetër, autori i dyshuar, tashmë i arrestuar, Sokrat Vata, punonjës i lokalit ka deklaruar se konflikti nisi për zhurmën dhe jo për një vajzë, siç është raportuar më herët.

E.H/Shqiptarja.com