‘Dinamo City’ në Durrës, ikona e klubit Andrea Marko: Zhvendosja nga Tirana s’është problem, Superliga me ‘play-of’ manipulohet

10 Gusht 2023, 15:20

Ikona e klubit të Dinamos, Andrea Marko, i sheh me pozitivitet zhvillimet e fundit te ‘nëndetësja’. Për Report TV ish-futbollisti thotë se nuk do jetë problem transferimi i Dinamos në Durrës, por e kundërta. Megjithatë ai është kundër fazës play-of që i shtohet Superligës, pasi mendon se skema lë hapsirën që skuadrat të manipulojnë ndeshjet.