Vllaznia dhe Dinamo përballen të mërkurën në "Loro Boriçi" për javën e 16-të të Superligës, duke nisur nga ora 19:30. Përpara medieve doli trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric.
Ai tha se synon që ekipi i tij të mbetet i pamposhtur në shtëpi, ndërsa vlerësoi punën e Ilir Dajës te Dinamo. Më pas kroato-gjermani u ndal edhe te dëmtimi i mbrojtësit Erdenis Gurishta, që duket se do jetë jashtë për një muaj. Brdaric i dërgon një "sms" edhe drejtuesve, duke kërkuar në treg një emër me karakteristika si të Balajt.
“Ekipi pas humbjes në Ballsh dhe Dinamo - Ndeshja e nesërme është speciale. Në ndeshjen e parë kundër Dinamos të gjithë e dinë që luajtëm shumë mirë, një karton i kuq na shkatërroi të gjitha planet. Mezi po presim të luajmë nesër se nga fundjava patëm rezultat zhgënjyes me Bylisin dhe do shoh si ekipi do reagojë