Dinamo rikthehet në Superligë me humbje, elitës i bashkohet edhe Skënderbeu!

24 Prill 2023, 14:41

Dinamo është mposhtur 2-1 në javën e 24 të Kategorisë së Parë, por pavarësisht humbjes bardheblutë kanë siguruar matematikisht ngjitjen në Superligë 1 sezon pas rënies. Kjo sepse "nëndetësja" javën e ardhshme ka në kalendar ndeshjen me Tërbunin, që jepet 3-0 në tavolinë për shkak të dënimit të pukjanëve.