Diplomatët e G7 deklaratë të përbashkët për luftën Izrael-Hamas: Nevojiten masa urgjente për të trajtuar krizën humanitare

8 Nëntor 2023, 13:04

Ministrat e Jashtëm të G7-ës, përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, janë takuar sot në Tokio, ku ata po përcaktojnë një linjë konsensusi për Gazën.

Grupi do të lëshojë një komunikatë së shpejti – pritet që ai të bëjë thirrje për pauza të përkohshme në luftime për të lejuar ndihmën në Rripin, por nuk do të kërkojë një armëpushim. Udhëheqësi izraelit Netanyahu ka refuzuar gjithashtu thirrjet për një armëpushim që ai thotë se do të lejonte Hamasin të rigrupohet, por ka thënë se do të konsiderojë “pauza të vogla taktike”.

Deklarata e përbashkët nga grupi i kombeve të pasura – SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Bashkimi Evropian – do të jetë vetëm e dyta nga grupi që nga fillimi i luftimeve muajin e kaluar.

Komunikata gjithashtu ka të ngjarë të përsërisë mbështetjen e G7 për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, të nxjerrë në pah nevojën për angazhim me Kinën për shqetësimet e përbashkëta dhe të dënojë testet raketore të Koresë së Veriut dhe transferimin e armëve në Rusi, raporton Reuters.