Disa prejt degëve të PD i është vënë 'kyçi', Kraja zbulon në Report Tv planin 'B' të Berishës kundër 18 dhjetorit të Bashës

16 Dhjetor 2021, 14:26 | Përditesimi i fundit: 2021-12-16 14:26:20

TIRANË- Të gjendur përballë situatave ku disa seli të PD në rrethe u është vënë kyçi, akuza kjo e bërë nga vetë demokratët, mbështetësit e Sali Berishës duket se kanë gati planin "B". Mbështetësit e Berishës do të marrin zyra të tjera ku do të shndërrohen në qendra votimi për referendumit lidhur me shkarkimin ose jo të Lulzim Bashës. Anëtari i i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja në një intervistë në "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv të gazetarit Andi Kapxhiu, ka zbuluur detaje nga procesi i votimit në 18 dhjetor, ditë që përkon me Kuvendin e Lulzim Bashës.