Disfata në Parlamentin Europian, Macron: Zgjedhjet, për të ndalur ekstremistët! Duhet të ndryshojmë mënyrën e qeverisjes, s’dorëhiqem

12 Qershor, 17:34

Në konferencën e parë që nga disfata e partisë së tij në zgjedhjet për parlamentin Europian, presidenti Macron u bëri thirrje francezëve që në zgjedhjet e parakohshme të refuzojnë ekstremizmin. Ai përjashtoi çdo mundësi dorëheqjeje por tha se duhet ndryshuar mënyra e qeverisjes.