Diskutimet për krizën energjitike, Berisha: Rama ka frikë të vijë në Parlament, eja mos u fshi pas Ballukut!

20 Tetor 2022, 14:31

Në një kohë kur në Kuvend po diskutohet për krizën energjetike, Sali Berisha ka kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama. Berisha, është shprehur se Rama në fakt “ka frikë” të jetë prezent pasi ai, teksa tha se fshihet pas Ballukut.

“Mungesa e kreut të qeverisë i cili ka shndërruar energjinë në një mjet të tmerrshëm dhune financiare, psikologjike dhe të gjithanshme ndaj qytetarëve, ka shndërruar në një gropë të zezë vjedhjeje nga qeveritarët, e bën këtë debat për një çështje kaq jetike, ai ka frikë të jetë këtu, por nuk mund të fshihet pas Ballukut, nuk mund të fshihet pas zonjave ministre. Të vijë këtu, të jap llogari para shqiptarëve për vjedhjet monstruoze që po ndodhin në këtë sektor. Ai është arkitekti kryesor i kësaj grope të madhe. Ju po toleroni gjëra të pa tolerueshme. Debati është thirrur me kryeministrin dhe ai duhet të jetë këtu. Nuk mund të fshihet pas zonjës Balluku”, tha Berisha.

    No videos found.