Dita e 5-të e zjarrit në fushën e mbetjeve në Fier, rrugët e qytetit ende të ‘pushtuara’ nga tymi toksik, përhapet nga era

31 Korrik 2021, 10:44

Sot shënohet dita e 5-të e zjarrit në fushën e mbetjeve urbane në Fier. Tymi toksik ka pushtuar rrugët e qytetit

Ndonëse flakët u shuan 2 ditë më parë situata ende vazhdon të jetë tejet problematike pasi mbetjet e djegura vijojnë të çlirojnë tym, i cili përhapet nga era. Ambienti është i “pushtuar” nga tymi ndonëse aktualisht mjetet e rënda eksavatore dhe kamione të tonazheve të rëndapo punojnë që vatrat e zjarrit të fikura tashmë të mos çlirojnë tym.