Dita e 7 e protestës në Tiranë?! Ende asnjë protestues i grumbulluar, polica në gatshmëri

15 Dhjetor 2020, 18:41

Sot pritet të zhvillohet dita e 7 e protestës në Tiranë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Edhe në protestën e sotme siç është njoftuar nëpër rrjete sociale, protestuesit do të kërkojnë shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu dhe lirimin e të gjithë të arrestuarve nga protestat e mëparshme.