Dita e Ashures, Baba Mondi uron besimtarët bektashinj: Në këto kohë të vështira, të hapim zemrat tona e të jetojmë në paqe

19 Gusht 2021, 12:26 | Përditesimi: 19 Gusht 2021, 13:29

Besimtarë bektashinj kanë festuar Ditën e Ashures sot, e cila konsiderohet si dita më e rëndësishme për ta. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi bëri thirrje për më shumë mirësi, paqe dhe dashuri mes njerëzve. Për këtë ditë nuk kanë munguar urimet edhe nga politikanët për më shumë paqe dhe dashuri mes njëri-tjetrit.

KT/Shqiptarja.com