Dita e dytë e kampit të LRI në Jalë, Kryemadhi nuk duket sërish gjëkundi! Vendin 'ia zë' Kejdi Mehmetaj

24 Gusht 2021, 21:40 | Përditesimi: 24 Gusht 2021, 21:40

Në ditën e dytë të kampit të LRI-së, sërish është vënë re mungesa e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Fjalën e ka nisur nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, por në asnjë moment, ajo nuk ka argumentuar këtë mungesë të Kryemadhit, e cila prej javësh, që pas disfatës së 25 prillit, "është zhdukur".

r.k./Shqiptarja.com