Dita e Flamurit/ Grupi i valltarëve të 'Qendrës Kulturore Devoll' kërcejnë valle popullore në pikën kufitare të Kapshticës

28 Nëntor, 15:45 | Përditesimi: 28 Nëntor, 16:32

Sot, në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë, Bashkia Devoll përcolli atmosferën festive edhe në pikën kufitare të Kapshticës.

Grupi i valltarëve të "Qendrës Kulturore Devoll" performoi me valle shqiptare, duke sjellë emocione dhe krenari për çdo qytetar që kalonte kufirin. Në shenjë simbolike, u dhuruan flamuj kombëtarë për çdo udhëtar, si mesazh i unitetit dhe dashurisë për atdheun.

r.k./Shqiptarja.com