Dita e Kujtesës, vepra e Levit në Metropol! Ekspertët diskutojnë për ‘Rijetëzimin e qytetit’ në Kryeministri! Drama ‘Nëna’ tek ‘Eksperimentali’!

25 Janar, 13:08

Në vazhdë të nismës “Open House Tirana Festival”, Fondi i Arkitekturës në Shqipëri diskuton sot në orën 18.00 në Bibliotekën e  Kryeministrisë temën “Rijetëzimi i qytetit”. Të pranishëm do të jenë ekspertë të njohur në fushën e arkitekturës.

Prezantohet sot në orën 11.00 në Bibliotekën Kombëtare botimi i revistës letrare  “Lichtungen”  kushtuar Lasgush Poradecit, si dhe një ekspozitë në nder të 125-vjetorit të lindjes së poetit. Ndërsa në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë mbahet në orën 12.00 aktiviteti “Itinerare letrare digjitale” me Lasgush Poradecin.

Me rastin e ditës së Kujtesës mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Metropol” në Tiranë shfaqja “Se questo e Levi” bazuar mbi veprën e Primo Levit nga shoqëria teatrore Fanny & Alexander dhe me regji të Luigi De Angelis.