Dita e muzeve, ekspozohen xhubletat e rralla në Shkodër! Trashëgimia e ruajtur me fanatizëm nga nënat tek vajzat

18 Maj, 16:56

Në rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve në Shkodër u organizua ekspozita me xhubleta të Muzeut Historik të qytetit. Ekspozita u konceptua në 3 pjesë. Ekspozimi i xhubletave dhe aksesorëve si dhe dy të ftuar, dijebërësen e xhubletës File Kola dhe argjendarin Dionis Boriçi.