Dita e pavarësisë festohet edhe në SHBA, kryebashkiaku i Garfield: Shqiptarët, komunitet punëtor

28 Nëntor 2023, 18:47

Shqiptarët kanë festuar sot edhe në Boston të SHBA-ve për 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ku u ngrit flamuri gjigand kuqezi. Në një lidhje skype për ‘Studio Live’ ishte edhe kryebashkiaku i Garfield në Nju Xhersi, i cili tha se shqiptarët përbëjnë 10% të popullsisë në këtë qytet dhe se janë ndër njerëzit më punëtorë.