Dita e shtatë e grevës së banorëve të Lumasit! Pas mjekimit në spital rikthehet edhe Grevisti Ylmi Shuaipi, asnjë 'dorëzohet': Të na plotësohen kushtet

9 Gusht 2021, 15:51 | Përditesimi: 9 Gusht 2021, 15:51

Banorët e Lumasit janë sot në ditën e tyre të shtatë të grevës së urisë. 5 grevistët që janë ngujuar që prej ditës së martë në një godinë përballë zyrave të ish/komunës Lumas janë përkeqësuar nga ana shëndetësore. Njëri prej grevistëve, Ylmi Shuaipi, mbrëmjen e djeshme u dërgua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi mori mjekim, serum dhe kreu ekzaminimin e zemrës u rikthye sërish në grevë. Megjithatë gjendja e tij  shëndetësore vijon të mos jetë e mirë. Në gjendje të rënduar shëndetësore janë edhe të gjithë grevistët e tjerë të cilët shfaqin probleme me tensionin, këputjen trupore dhe probleme me frymëmarrjen.

LR/Shqiptarja.com