Dita e Tokës/ Shkencëtarët: Europa, kontinenti që po ngrohet me shpejtësi

22 Prill, 14:18

Evropa është kontinenti që po pëson ngrohjen më të shpejtë dhe temperaturat po rriten pothuajse sa dyfishi i mesatares globale. Kështu raportuan dy organizata botërore të monitorimit të klimës, ajo Meteorologjike e OKB-së dhe Agjencia e Klimës së Bashkimit Europian.