Dita Ndërkombëtare e Autizmit, Presidenca ‘vishet’ ngjyrë blu! Begaj: Më shumë dashuri ndaj personave me çrregullime të spektrit autik

2 Prill 2023, 19:42

Presidenca është ‘veshur’ me ngjyrën blu, në sintoni me institucione të tjera në botë për Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin.

 “Le të tregojmë të gjithë së bashku më shumë dashuri, më shumë kujdes, më shumë vëmendje institucionale ndaj personave me çrregullime të spektrit autik!” – shkruhet videon e publikuar nga Presidenti Bajram Begaj.